4.7 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Natë e stuhishme në Gjeorgji

Më të lexuarat

Luftë e protestuesve me policinë në ish-shtetin sovjetik

Gjatë protestave të fundit që po ndodhin në Gjeorgji, me sfond politik, situata u përshkallëzua kur një nga demonstruesit qëlloi në një kordon policie duke përdorur një shpërthim fishekzjarre.

Këto zhvillime në ish-vendin sovjetik, gjithashtu në synimet e Moskës për t’u mbajtut pas saj, kanë po ndodhin pas vendimit të autoriteteve për ndërprerjen e negociatave me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e vendit, gjë që ka ngjallur reagim të ashpër të qytetarëve dhe ka sjellë përplasje me policinë.

Ndaj dhe në Tbilisi pati një konflikt të ashpër mes qytetarëve dhe policisë, ku shumë demonstrues përdorën mjete piroteknike për t’u përballur me forcat e rendit.

Demonstruesit morën fishekzjarrë dhe i qëlluan ndaj policisë, madje njëri prej tyre qëndroi në krye të kolonës dhe hodhi një breshëri fishekzjarre, duke përshkallëzuar më tej tensionet në rrugë.

Në përgjigje të sulmeve të fishekzjarrëve, forcat e rendit përdorën topa uji për të shuar dhunën dhe për të shpërndarë protestuesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit