1.6 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Vesveset pasi vura hixhabin e saktë

Më të lexuarat

Pyetje: Nganjëherë më vijnë disa vesvese të cilat mundohem sa më shumë që t’i largojë, e përmendi Allahun shumë dhe i lutem. E kam kuptuar se kjo po më ndodh vetëm pasi jam mbuluar me hixhabin e saktë. Shpresojë nga ju që të më këshilloni me diçka që më bën dobi dhe të luteni që Allahu të më udhëzojë; Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Hamdet i përkasin Allahut, ndërsa selamet dhe savalatet e Allahut qofshin mbi të dërguarin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë udhëzimin e tij. Pra gjitha hamdet i përkasin Allahut i Cili të ka bërë të qëndrueshme në fe dhe të ka udhëzuar në të vërtetën. Të këshilloj të qëndrosh e palëkundur dhe qëndrueshme në këtë mirësi. Këto vesvese t’i ka sjell shejtani që të largojë ty nga qëndrueshmëria në fe. Prandaj, kujdes dhe ruaju prej tij, dhe ruaju nga mëktet. Shpeshto përmendjen e Allahut dhe kërko strehim tek Allahu kundër shejtanit.

Thuaj:

“E’udhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim (Kërkojë mbrojte nga Allahu kundër shejtanit të mallkuar).”

Të përgëzojë me mirësi. Komplotet e shejtanit janë të dobëta. Nëse besimtari dhe besimtarja janë të qëndrueshëm në fe dhe e luftojnë shejtanin në këtë, Allahu -subhanehu ue te ala- ja prishë atij komplotet dhe ua largon atyre të keqen që sjell ai. Ndërsa ti, kërko strehim tek Allahu, kërko mbrojtjen e Allahut kundër shejtanit. E nëse të vjen ndonjë ves, atëherë largoje atë me forcë, duke bërë dhikër, duke kërkuar strehim tek Allahu kundër shejtanit, dhe gëzoju ndihmës së Allahut.

Allahu -subhaneh- thotë:

“Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!” Al-A’raf, 7:200

Dhe Ai -subhaneh- thotë:

“Me të vërtetë, shejtani është armik i juaji, andaj edhe ju konsiderojeni armik! Me të vërtetë ai e fton grupin e tij që të bëhen prej banorëve të zjarrit flakërues.” El-Fatir, 35:6

Të këshilloj ty dhe të tjerët që të keni kujdes ndaj komploteve të shejtanit të ligë. Prandaj kujdes dhe ruaju nga vesveset dhe nga shtytjet e shejtanit! Dhe të qëndrosh e fortë kundër armikut të Allahut. Nëse të vjen ndonjë ves kërko strehim tek Allahu kundër shejtanit. Dhe mos harro se kjo vjen nga armiku i Allahut dhe qëndro larg bindjes ndaj shejtanit. Vazhdo në bindje ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij! Dhe këshilla e fundit është që të angazhohesh me përmendjen e të Lartësuarit, me bindjen ndaj Tij, me të kërkuarit strehim tek Allahu kundër shejtanit. Dhe gëzoju dhe triumfit ndaj armikut të Allahut.

 

 

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: www.binbaz.org.sa/mat/16983
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit