10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para të gatshme?

Më të lexuarat

Vendet nordike po udhëheqin rrugën për adoptimin e një të ardhmeje pa transaksione në para të gatshme apo kesh, ndërsa Armenia, Gjeorgjia dhe Gjermania janë prapa, sipas një analize të fundit.

Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë e gatshme nuk përdoren më në transaksione sesa pjesa tjetër e Evropës, ka treguar një analizë e re, transmeton Telegrafi.

Finansplassen, një faqe norvegjeze informacioni për financat, grumbulloi të dhëna nga Banka Botërore, Eurostat dhe banka të tjera të disponueshme, për të parë se sa i përshtatur ishte çdo vend evropian për t’i lejuar njerëzit të paguanin pa para kesh.

Ata vlerësuan numrin e bankomatëve dhe terminaleve të pagesave të disponueshme për 100,000 njerëz, kufirin që mbajtësit e kartës mund të shpenzojnë gjatë blerjeve dhe numrin e njerëzve që punojnë në bankë online.

Më pak bankomatë do të thotë se vendi është më pak i varur nga paratë e gatshme, dhe një numër më i lartë i terminaleve të pagesave do të thotë se ka një “infrastrukturë më të madhe” për transfertat elektronike, sipas një zëdhënësi nga Finansplassen.

Analiza e tyre tregoi se Norvegjia është më e përgatitura për një të ardhme pa para të gatshme: ajo ka një nga numrat më të ulët të bankomatëve dhe rreth 96 për qind e popullsisë bën banking online.

Finlanda dhe Danimarka vijnë e dyta dhe e treta në analizë, sepse kanë më shumë bankomatë se Norvegjia dhe pak më pak terminale pagesash, por afërsisht të njëjtën përqindje të njerëzve që përdorin banking online.

Holanda, Suedia, Islanda, Estonia, Lituania, Qiproja dhe Zvicra rrumbullakosën top 10-shen në analizë ndërsa Armenia, Gjeorgjia dhe Gjermania ishin më së paku të përshtatura ndaj sistemeve për pagesa pa para të gatshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit