Prishtinë, më 19 nëntor 2024
Delegacioni nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Katarit, i përbërë nga drejtori i Çështjeve Fetare, Muhamed al Menai dhe zëvendësi i tij, dr. Sead al Kawari, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, vizituan objektin e vakëfit në Gjilan, ndërtimi i së cilit është financuar nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Katarit.
Mysafirët nga Katari u shprehën të kënaqur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e këtij objekti, duke shprehur kështu gatishmërinë e tyre që të kontribuojnë edhe më tej në ndërtimin e infrastrukturës për nevojat e besimtarëve myslimanë në Kosovë.
Gjatë ditës ky delegacion u prit në takim nga Myftiu Tërnava, ku diskutuan për format dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare Islame të Katarit.