2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Izraeli përfundon marrëveshjen me ofruesin kryesor të ndihmës në Gaza

Më të lexuarat

Izraeli ka përfunduar një marrëveshje që lehtësoi punën e organizatës kryesore të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar refugjatët palestinezë.

Sipas Izraelit, UNRWA, e cila është ofruesja më e madhe e ndihmës në Gaza, është “infiltruar” nga Hamasi.

Organizata mohon akuzat dhe thotë se është një organizatë neutrale.

Por, izraelitët tani i kanë thënë zyrtarisht OKB-së se po anulojnë marrëveshjen.

Lëvizja e fundit duket të jetë një hap drejt ndërprerjes së lidhjeve me UNRWA dhe parandalimin e saj nga operimi në Izrael, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se ajo ka qenë organizata kryesore e ndihmës e OKB-së që ofron ndihma për refugjatët palestinezë që nga viti 1967.

Muajin e kaluar, parlamenti izraelit miratoi legjislacionin që ndalon organizatën të punojë në Izrael dhe ndalon autoritetet izraelite të bashkëpunojnë me të.

Siç raportohet, ndalimi i UNRWA nuk i referohet operacioneve në territoret palestineze.

Dhe ndërsa legjislacioni nuk ndalon drejtpërdrejt operacionet e UNRWA-s në Bregun Perëndimor dhe Gaza, grupet e ndihmës janë të shqetësuara për aftësinë e agjencisë për të punuar në ato zona.

Qeveria izraelite ka qenë prej kohësh kritike ndaj agjencisë, duke e akuzuar atë për njëanshmëri anti-izraelite.

Ndryshe, UNRWA, e cila ofron ndihmë dhe shërbime arsimore për miliona palestinezë, u krijua pas një lufte që shpërtheu në vitin 1948 pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Legjislacioni i ka lënë OKB-në dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit të shqetësuar se do të përkeqësojë situatën humanitare në Gaza. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit