0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur mëkati të çon në Xhenet

Më të lexuarat

Kur Allahu ia do të mirën robit të Tij ia hap derën e pendimit, keqardhjes, thyerjes, përuljes, nevojës për Te, kërkimit të ndihmës, drejtimit të sinqertë kah Ai, përgjërimit të vazhdueshëm para Tij, lutjen dhe afrimin kah Ai me aq sa mundet prej këtyre veprave të mira. Kështu që ajo e keq që e bëri u bë shkak i Mëshirës së Tij, saqë armiku i Allahut do të thotë: ah! Sikur ta kisha lërë dhe të mos e kisha futur në mëkat.

Ky është kuptimi i fjalisë së selefit: robi e bën një mëkat dhe me te hy në xhenet, kurse tjetri e bën një vepër të mirë dhe me te hy në xhehenem. I thanë: si mundet kjo? Tha: E bën një mëkat dhe ai mëkat i ri para syve, me frike prej Tij dhe trishtim, duke qarë dhe i penduar, i turpëruar nga Allahu, kokëulur para Tij e zemërthyer. Ky mëkat bëhet shkak për lumturinë e robit dhe shpëtimin e tij gjersa ky mëkat të bëhet më i dobishëm se shumë adhurime, për shkak të këtyre gjërave që i rezultoi, e në të cilat qëndron lumturia e robit dhe shpëtimi i tij. Në këtë mënyrë ky mëkat bëhet shkak i hyrjes në Xhenet.

Tjetri e bën një vepër të mirë, vazhdon ta përmendë para Zotit, të bëhet mendjemadh me te, të sheh veten sa ka arritur diku, e kaplon vetëpëlqimi e thotë: kam bërë, e kam bërë, e kjo ti shkaktojë vetëpëlqim, mendjemadhësi, lavd të vetes, e të cilat shndërrohen në shkak të shkatërrimit të tij. Nëse Allahu ia do të mirën këtij të ngrati e sprovon me gjëra me të cilat e thyen, e përul dhe e bën ta llogaritë të vogël para vetes dhe para Allahut, kurse nëse dëshiron diç tjetër për te, atëherë e le vetëm përballë vetëpëlqimit dhe mendjemadhësisë së vet, e kjo është braktisja (nga Allahu), i cili i shkakton shkatërrim. Të gjithë njohësit (arif) janë të mendimit se suksesi qëndron në faktin që Allahu mos e lë njeriun t’i mbështetet vetes, kurse dështimi është që Allahu ta lë ti mbështetet vetes.

Dera më e afërt nga e cila hy robi te Allahu është dera e llogaritjes së vetes të falimentuar para Tij, atëherë kur nuk i llogarit vetes as gjendje, as pozitë, as shkak me të cilin ka arritur ndonjë gjë në jetë dhe nga i cili varet, as mjet me të cilin lavdërohet, por hy te Allahu nga dera e nevojës së kulluar për te dhe llogaritjes së vetes si njeri i falimentuar, (pa asnjë vepër të mirë). Hy te Allahu si një njeri të cilit ia ka thyer zemrën varfëria dhe nevoja, gjendje e cila ka arritur deri në thellësirat e zemrës së tij dhe ia ka çarë. Kjo thyerje ia ka kapluar zemrën nga të gjitha anët dhe e sjell në gjendje të dëshmon nevojën e domosdoshme të tij për Zotin dhe se çdo qelizë e tij e dukshme ose e brendshme ka nevojë të plotë dhe të domosdoshme për Zotin, tebareke ve teala, dhe se nëse e braktis atë vetëm një çast shkatërrohet dhe humbë me një humbje të cilën nuk mund ta kompenson me asgjë veç nëse i kthehet Allahut dhe Ai e kaplon me rahmetin e Tij.

(El-Vabilus-Sajib)

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit