-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kryeimami ka pritur në takim një delegacion nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut

Më të lexuarat

Kryeimami ka pritur në takim një delegacion nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në krye me znj. Delia Nita dhe Dagmara Pilaszek Zitko, të shoqëruara nga stafi i misionit të OSBE-së, zyra në Kosovë, në krye me znj. Valbona Dërmaku, këshilltare për të drejtat e njeriut, të cilët planifikojnë të zbatojnë një projekt në Kosovë, të titulluar “E drejta për lirinë dhe besimin fetar për të gjithë, komunikim pa dhunë, ndërmjetësim dhe dialog”. 
Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe për kontributin që mund të japë Bashkësia Islame e Kosovës në zhvillimin e materialeve të trajnimit për të rinjtë. 
Diskutimet rezultuan me rekomandime konkrete për krijimin e një hapësire të sigurt për dialog dhe komunikim jo të dhunshëm në Kosovë. 
Bashkësia Islame e Kosovës falënderoi përfaqësuesit e ODIHR-it, si dhe inkurajoi bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të mirë të vendit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit