Pamje: avioni luftarak supersonik Hurjet tejkaloi shpejtësinë e zërit
Industria e mbrojtjes e Turqisë, e cila është rritur me ritme të shpejta gjatë dy dekadave të fundit, ka arritur një tjetër sukses të madh.
Avioni luftarak supersonik Hurjet, i prodhuar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI), arriti një shpejtësi prej 1.01 Mach, duke tejkaluar shpejtësinë e zërit.
Mach është raporti midis shpejtësisë së avionit dhe shpejtësisë së zërit. Kështu, për shembull, një aeroplan ka një Mach 1 nëse mund të arrijë shpejtësinë e zërit dhe një Mach 2 nëse mund të arrijë dyfishin e shpejtësisë së zërit.
Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) ka njoftuar se ky është një tjetër sukses i madh dhe se avioni luftarak Hurjet i avancuar me një motorr, po vazhdon me testimin.
Avioni luftarak supersonik u ngrit nga baza ushtarake Murted në Ankara për të kryer një fluturim provë dhe përfundimisht arriti të fluturojë më shpejt se shpejtësia e zërit në ajër, e cila është 1234.8 kilometra në orë.
“Hurjet arriti një shpejtësi prej 1.01 Mach dhe arriti të tejkalojë shpejtësinë e zërit, për të cilën ne jemi veçanërisht krenarë”, njoftoi TAI.
Hurjet, një avion i avancuar stërvitor dhe luftarak i lehtë, kreu me sukses fluturimin e parë provë në prill 2023.
Është një avion supersonik me një motor, me dy vende, një avion i avancuar stërvitor dhe luftarak i lehtë. /tesheshi.com/