Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se “embargoja e armëve e OKB-së ndaj Izraelit do të ishte një masë efektive për ta ndaluar atë”, duke u zotuar se Türkiye do të vazhdojë të avokojë një hap të tillë “në çdo platformë”.
Presidenti Erdoğan paralajmëroi se çdo ditë që kalon pa një armëpushim e sjell rajonin më pranë një lufte më të gjerë. Ai akuzoi Izraelin se po kërkon provokime për të përhapur konfliktin.
Erdoğan priti në Istanbul ministrat e Jashtëm nga Azerbajxhani, Armenia, Irani dhe Rusia, si pjesë e takimit të tretë të Platformës së Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit Jugor.
Gjatë takimit në zyrën presidenciale në Pallatin Dolmabahçe, Erdoğan theksoi angazhimin e Türkiyes ndaj Platformës së Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit Jugor, që synon zgjidhjen e çështjeve rajonale përmes dialogut.
Në takim u diskutua për procesin e paqes së përhershme në Kaukazin Jugor, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan theksoi angazhimin e Türkiyes ndaj platformës së krijuar për zgjidhjen e çështjeve rajonale përmes dialogut.
Ai shprehu kënaqësinë për përparimin e rajonit drejt paqes së qëndrueshme dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Transformimi i Kaukazit Jugor drejt paqes së qëndrueshme është inkurajues”, tha Erdoğan. Ai shtoi se institucionalizimi i platformës do të rriste efektivitetin e saj si mekanizëm dialogu.
Në takim, pjesë e Platformës së Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit Jugor 3+3, mori pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
/trt/