-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë

Më të lexuarat

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi gjatë të martës ka njoftuar për një rast shqetësues, ku tri nxënëse të mitura janë viktima të vetë-lëndimit, si pasojë e një sfide në TikTok.

Kumonva-Baçi ka shtuar se nxënëset janë të klasave 6-9.

“Të tria rastet kanë ndodhur në qytet dhe janë të ciklit 6-9 që i bie shkollat e mesme të ulëta. Këto vetë-lëndohen në duar tek venat”, ishte shprehur Kumonva-Baçi.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Telegrafin se pas këtyre rasteve, janë identifikuar edhe 10 raste tjera të mundshme.

“Më vonë, me datën 08.10.2024 janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se edhe këto kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, tha Elezaj.

Rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje”, dhe autoritetet janë duke kryer hetime. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit