2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

PUTIN NË LINDJE TË MESME

Më të lexuarat

Sot Putin do të jetë në Izrael, kurse nesër në 26 qershor do të vizitojë Palestinën dhe do të takohet me liderin palestinez, Mahmut Abas.

Është planifikuar lideri rus pas Palestinës të kalojë në Jordani dhe të realizojë një takim me Mbretin e Jordanisë, Abdullahun e 2-të.

Temat që do të trajtohet në takime do të jenë problemi izraelito-palestinez, kriza e Sirisë, marrëdhëniet ekonomike-tregtare dhe zhvillime të tjera ndërkombëtare.

Lideri rus do të kërkojë nga bashkëbiseduesit jordanezë që në projektet infrastrukturore të Jordanisë të marrin pjesë edhe kompaninë ruse.

Putin interesohet nga afër edhe me centralin bërthamor që ka në plan të ndërtojë Jordania dhe projektin e modernizimit të terminalit të naftës në Akabe.

Specialistët në vlerësimin që i bëjnë vizitave të Putinit në Lindjen e Mesme rikujtojnë se emigrantët e ardhur nga Bashkimi Sovjetik përbëjnë 1/6 e popullsisë së Izraelit, dhe nënvizojnë se në arenën ndërkombëtare politikat e të dy vendeve përputhen, pavarësisht qasjeve që ndryshme që kanë lidhur me problemin nuklear të Iranit dhe krizën e Sirisë.

Në komunikatën e lëshuar nga Kremlini u tha se ky turne vizitash ka për synim të fuqizojë marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe rajonit, i cili bën pjesë në prioritetet e politikës së jashtme të Putinit.

Kjo është vizita e parë që lideri rus realizon pas 7 vjetësh në Izrael. Programi zyrtar i vizitës do të fillojë me përurimin e monumentit që është ndërtuar në zonën Netanja në kujtim të fitores që Ushtria e Kuqe ka korrur kundër Gjermanisë Naziste.

Sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të realizojë takime të ndara me Presidentin e Izraelit, Shimon Peres dhe Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Në takime do të bisedohet mbi hapat që duhen hedhur për rritjen e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve. Shkëmbimet tregtare ndërmjet Rusisë dhe Izraelit në vitin 2011 u realizuan në 2,9 miliardë dollarë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit