9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kam vjedhur prej njerëzve pasuri të ndryshme, e tash jam penduar te Allahu, por unë nuk i di adresat e tyre?

Më të lexuarat

Pyetja: Kam vjedhur prej njerëzve pasuri të ndryshme, e tash jam penduar te All-llahu, por unë nuk i di adresat e tyre?

Përgjigjja: Duhet t’i kërkosh sa të mundesh dhe të kesh kohë. Nëse i gjen ua kthe dhe falëndero All-llahun. Por nëse ka vdekur pronari i pasurisë t’ua kthesh trashigimtarëve të tij. E nëse nuk i gjen përkundër përpjekjes tënde të madhe, atëherë jepe atë sadakë në zëvendësim të tyre dhe bëre nijet për ta, edhe nëse janë jomuslimanë, sepse All-llahu nëse nuk u jep në ahiret i shpërblen në dynja.
Kjo çështje është shumë e afërt me rastin që e cek Ibni Kajjimi në librin e tij “Medarixhus-salikin” (Gradacionet e besimtarëve), se një njeri ka vjedhur në armatën e muslimanëve. Pas një kohe ai pendohet dhe e sjell atë që e ka vjedhur para gjeneralit të ushtrisë, por, ai nuk e pranoi. Ai i tha: Si unë ta pranoj kur nuk di se si t’ua shpërndaj ushtarëve haqet e tyre pasi që ata janë kthyer?! I penduari shkon te një dijetar i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kërkon fetfa prej tij. Ai u përgjigj: O njeri, All-llahu i njeh ushtarët dhe i di emrat e tyre. Një të pestën e pasurisë ndaje për buxhetin ushtarak, kurse tjetrën jepe sadakë në emër të tyre, se All-llahu do t’i shpërblejë për te. Ai ashtu edhe veproi. Kur dëgjoi Muaviu tha: Sikur ta jepja unë këtë përgjigje, do të më ishte më e dashur se gjysma e pasurisë sime.

 


Marrë nga libri: Dëshiroj të pendohem, por …
Autor: Muhammed Salih el-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit