4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kryeministri Kurti takon Princin e Kuvajtit në Nju Jork

Më të lexuarat

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti i ftoi kompanitë kuvajtiane që të vijnë të investojnë e zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre edhe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Nju Jork nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB). Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.

Kryeministri Kurti dhe Princi i Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah biseduan rreth fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së investimeve.

Fillimisht, në emër të shtetit, kryeministri e falënderoi Kuvajtin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Në vijim, teksa u trajtua progresi që ka njohur Kosova në vitet e fundit, Kurti përmendi indikatorët kryesorë të cilët pasqyrojnë zhvillimin ekonomik, si mesatarja prej 6,2 për qind e rritjes ekonomike, e cila u përshëndet edhe nga Princi i Kuvajtit, duke e uruar Kosovën për hapat zhvillimorë drejt avancimit ekonomik të vendit.

Palët biseduan edhe mbi potencialin investues në Kosovë dhe mundësinë e zgjerimit të investimeve të kompanive nga Kuvajti në Kosovë në fusha si energjia e ripërtëritshme, agrikultura e infrastruktura.

Kryeministri Kurti i ftoi kompanitë kuvajtiane që të vijnë të investojnë e zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre edhe në Kosovë duke operuar në një ambient të sigurt të bërjes biznes si dhe shtoi mundësinë e mbajtjes së një forumi investitorësh për bizneset në Kosovë.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit