1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Erdogan: Kurrë nuk i kemi parë vëllezërit kurdë si të huaj

Më të lexuarat

“Ne asnjëherë nuk i kemi parë vëllezërit kurdë si të huaj, por ashtu si shikon vëllai-vëllain”, nënvizoi presidenti turk në Asamblenë e Përgjithshme 13. të Zakonshme të Konfederatës së Sindikatave Punëtore (HAK-IS).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se sulmi terrorist i 10 tetorit në Ankara, me pasojë vdekjen e 102 personave dhe plagosje e shumë të tjerëve, është një akt i përbashkët i organizatave terroriste.
I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme 13. të Zakonshme të Konfederatës së Sindikatave Punëtore (HAK-IS), që zhvilloi punimet sot në kryeqytetin turk, Erdogan mbajti një fjalim drejtuar të pranishmëve.
Kreu i shtetit turk u ndal veçanërisht mbi sulmin terrorist në sheshin përpara Stacionit Qendror të Trenave në Ankara.
“Sulmi përpara stacionit është një ngjarje, që tregon sesi terrori ushtrohet në mënyrë kolektive. Këtu kanë dorë edhe DAESH-i, edhe PKK-ja, edhe Al-Mukhabarati (Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Sirisë – shënim i përkthyesit), edhe organizata terroriste PYD në veri të Sirisë. Të gjitha këto janë mbledhur dhe e kanë planifikuar së bashku sulmin në fjalë. Por ne s’do të lejojmë që ky shtet të kthehet në vatër zjarri dhe këta tradhtarë të kënaqen”, theksoi ai.
Më tej, Presidenti Erdogan vuri në pah se diskutimi i problemeve të një grupi etnik të vetëm në Turqi është tregues i synimeve dashakeqe.
“Unë i kam jetuar deri në palcë problemet e vëllezërve kurdë, por në këtë vend probleme nuk ka vetëm një grup etnik. Të diskutosh vetëm mbi një problem të kësaj natyre demonstron se çfarë synimi keqdashës fshihet pas tij. Ne asnjëherë nuk i kemi parë vëllezërit kurdë si të huaj, por ashtu si shikon vëllai-vëllain”, shtoi lideri turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit