1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A lejohet përdorimi i produkteve që përmbajnë xhelatinë nga dhjami i derrit, pasi kjo substancë ndryshon gjatë përpunimit kimik?

Më të lexuarat

Pyetje: Disa medikamente dhe produkte ushqimore përmbajnë xhelatinë e cila del nga dhjami i derrit. Duhet të theksojmë se gjatë përpunimit të këtyre produkteve lënda bazë-dhjami i derrit- ndryshon tërësisht si rezultat i proceseve kimike. A lejohet përdorimi i këtyre produkteve?

Përgjigja: Dijetarët e medh’hebeve Hanefi, Maliki – dhe në një transmetim të medh’hebit Hanbeli- janë të mendimit se që një lëndë e papastër të kthehet në lëndë të pastër duhet që të ndryshojë në përbërje. Për shembull: Hiri i një lënde të papastër konsiderohet i pastër. Nëse vera shndërrohet vetë apo nga njeriu në uthull, uthulla konsiderohet e pastër për shkak se lënda e parë (vera) është shndërruar në një lëndë tjetër. Sheriati e konsideron një lëndë të papastër si të tillë kur ajo është në gjendjen e saj fillestare. Me humbjen e kësaj gjendje, ndryshon edhe dispozita fetare në lidhje me të. Kështu nëse kocka apo mishi shndërrohen në kripë, dispozita fetare jepet për kripën dhe jo për kockën apo mishin. Shembuj të tillë në legjislacionin islam ka plot: gjaku i mpiksur është i papastër, e nëse ai shndërrohet në copë mishi, copa e mishit konsiderohet e pastër. Lëngu i shtrydhur i një fruti është i pastër, e nëse ai shndërrohet në verë, vera konsiderohet e papastër.

Kështu pra: Dispozita fetare ka lidhje me vetitë dhe veçoritë e lëndës së shndërruar. Prandaj, përsa i përket xhelatinës ajo konsiderohet një lëndë krejt tjetër nga ajo e derrit, ç’ka do të thotë se ajo nuk është as lëkurë dhe as kockë derri. Dhe si rrjedhojë lejohet prodhimi, ngrënia dhe shitblerja e saj.

Allahu e di më mirë.

Fetvadhënesi: Komisioni i fetvave të shtetit të Kuvajtit.

Përktheu: Elton Harxhi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit