10.9 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

U mbajt tribuna “I Dërguari i Allahu, shembull për jetë”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 20 shtator 2024

Për nder të muajit të lindjes së të Dërguarit të fundit, Muhamedit a.s., në xhaminë “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicë, nën organizimin e Këshillit të BI-së së Mitrovicës, u mbajt tribuna “I Dërguari i Allahut, shembull për jetë”.

Tribuna filloi me lexim të ajeteve nga Kurani fisnik, e më pas një fjalë përshëndetëse drejtuar të pranishmëve e mbajti kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Ekrem ef. Avdiu, i cili se i Dërguari a.s. mbetet shembulli më i mirë, i cili duhet ndjekur.

Ligjëratën kryesore kushtuar Pejgamberit a.s., e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili tha se sot, më shumë se kurrë shoqëria jonë ka nevojë për mësimet dhe porositë e Pejgamberit a.s.. Ai tha se vetë jeta e të Dërguarit a.s. është mrekulli, lindja e tij, fëmijëria, shpallja, hixhreti, e të gjitha ngjarjet e tij ishin mrekulli, por mrekullia kryesore e tij ishte Kurani fisnik.

Programi më pas u pasua edhe me disa ilahi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit