3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si mund të arrihet bashkëpunimi shkollë – familje për edukimin moral?

Më të lexuarat

Duan apo nuk duan ata, prindërit janë mësuesit e fëmijës së tyre. Shkolla u jep fëmijëve edukimin që nuk mund ta marrin në shtëpi, por nuk mund ta zëvendësojë kurrsesi rolin e prindërve në edukim. Me fjalë të tjera mësuesi plotëson edukimin e prindërve. Për këtë duhet patjetër bashkëpunimi i shkollës me familjen. Komunikimi i vendosur midis familjes dhe shkollës mbështet dhe i shërbejnë zhvillimit të fëmijës. Duke qenë se koha që fëmija kalon në shkollë është më e shkurtër se sa koha që kalon në familje, mësuesit e shkollës e kanë të nevojshme mbështetjen e prindërve. Një familje që siguron mbështetjen e fëmijës bën të mundur suksesin e tij edhe kur gjendja socio-ekonomike mund të mos jetë e mjaftueshme. Duke rritur suksesin në shkollë të fëmijës, edukimin e vlerave kulturore dhe kombëtare, shkolla dhe familja realizojnë objektivin e tyre. Për të arritur objektivin preferohet që këto dy institucione të bashkëpunojnë në mënyrë të rregullt dhe të përshtatshme.(1)

Dërvodeli (2011), në tekstin “Dallimet në suksesin e nxënësve të shkollës fillore të regjistruar para kohe, me kohë dhe pas kohe’; flet për rolin e familjes për përgatitjen e fëmijëve në nisjen e shkollës. Ai thekson se edukimi i fëmijëve në familje është një parakusht më se i nevojshëm për zhvillimin dhe formimin e drejtë të fëmijës. “Fëmijëve që u ka munguar një edukatë e shëndoshë në familje, janë adaptuar pastaj me vështirësi në mjedise të reja, sidomos në shkollë.(2)

Ato duhet të jenë në një bashkëpunim të tillë, që të krijojë mjedis të qëndrueshëm dhe krijues, të ekuilibruar, social, të përshtatshëm dhe të shëndetshëm për të rritur individin. Për të siguruar këtë, si fillim, familja duhet të njoh shkollën dhe pastaj shkolla familjen, për tema të caktuara duhet të jenë bashkëpunues dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën.(3)

Në monografinë e dr. sc. Afërdita Deva-Zuna: “Edukimi i parashkollorit në familje”, autorja i qaset kryesisht edukimit të fëmijës së moshës parashkollore në gjirin familjar. Meqenëse autorja ka përdorur një numër të madh e literaturë të pasur, duke shfrytëzuar mendimin pedagogjik të pedagogëve e psikologëve më të shquar botërorë, ajo jep një pasqyrë të qartë të vlerës që ka familja në edukimin e drejtë të fëmijës parashkollor. Roli dhe rëndësia e prindërve në zhvillimin dhe edukimin mendor të fëmijëve të moshës parashkollore në familje është i pamohueshëm, duke marrë parasysh plasticitetin, ndjeshmërinë, aftësinë e tyre për të kuptuar shpejt aktivitetin e tyre.(4)

Për të fituar sjelljen e dëshiruar dhe për të pasur sukses fëmija, faktorët si familja, shkolla dhe mjedisi, zënë një vend të rëndësishëm. Familjet që bashkëpunojnë me shkollat duke u interesuar për fëmijën, duke zgjidhur problemet, arrijnë sukses më të madh te fëmija se sa familjet që nuk veprojnë në të njëjtën mënyrë. Roli i bashkëpunimit të familjes me shkollën është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ndikimin që ka shkolla në zhvillimin social, emocional dhe akademik të fëmijës.(5)

Ndjekja e procesit të zhvillimi të fëmijës nga prindërit dhe institucionet arsimore, ndërhyrja kur është e nevojshme, si dhe gjetja e zgjidhjes kur haset një problem arsimor apo sjelljeje, realizojnë qëllimin e dëshiruar të palëve. Prandaj, qëllimi kryesor i shkollës nuk është vetëm ndërhyrja për të pasur sukses akademik, por në të njëjtën kohë duhet të kujdeset që të rrisë një njeri të mirë.(6)

Përgjegjësitë e mësuesit dhe aktivitetet që realizojnë komunikimin me familjen janë këto:

Mësuesi: Modeli i një mësuesi të mirë dhe të zgjuar, që sillet me nxënës me dashuri dhe respekt, mbështet sjelljet pozitive sociale. Është një shembull i mirë, korrigjon sjelljet e dëmshme dhe debatet në klasë. Kur është e nevojshme i udhëzon nxënësit një nga një. Nëse mësuesi u tregon respekt një e nga një nxënësve dhe i mbron një e nga një ata, e ndjenë se ata i japin vlerë dhe përgjegjësi, kështu që, atëherë formohet një komunitet moral.

Rregullat e klasës formohen bazuar te forca e gjykimit moral të nxënësve, ndërkohë që ata u përshtaten rregullave vullnetarisht, shihen raste të respektimit të të tjerëve me sjellje që burojnë nga zhvillimi i karakterit.

Programet mësimore të lëndëve të tjera akademike si: letërsia, historia, shkenca, apo etika sqarohen në mënyrë po aq të pasur sa edhe temat morale, për të mësuar vlerat përdoren mjete të zgjedhura, përmes kësaj kurrikule shpjegohen vlerat universale (Facing, History and Ourselves and The Heartwood Ethics Cirriculum)

Nxënësit mësojnë të aplikojnë mendimet e të tjerëve, t’i japin rëndësi pikëpamjeve të të tjerëve, arritjes së qëllimeve të përbashkëta, mësojnë të bashkëpunojnë me qëllim që të punojnë së bashku për të zhvilluar aftësitë.

Për të zhvilluar mendimet morale te nxënësit ata ndihmohen duke lexuar libra, duke bërë kërkime, duke shkruar kompozicione, duke mbajtur ditarë dhe duke zbatuar teknika debati.

Nxënësit mësohen se si të zgjidhin mosmarrëveshjet me qëllim fitimin e vlerave dhe aftësive themelore të moralit.

Për të përvetësuar vlerat që mësojnë në klasë zhvillohen sugjerime të përbashkëta në të gjithë shkollën. Për shembull, drejtori ekzekutiv zhvillon kulturë morale pozitive duke u sjell në përputhje me rregullat disiplinore, tregon qasje komunitare në të gjithë shkollën etj..

Sigurojnë nxënësit dhe familjet e tyre se janë mësuesit e tyre me moral të parë e të rëndësishmit. Zhvillojnë vlerat themelore morale duke afruar mënyra të ndryshme për përmirësimin e vlerave dhe zhvillimin e shoqërisë, rregullave fetare etj. Duke kërkuar edhe ndihmën e medies mundohen të ndihmojnë familjet dhe bashkësitë në zhvillimin moral dhe të karakterit.

Nëse një mësues sillet në mënyrë të sjellshme, është fisnik, bamirës dhe i respektueshëm edhe familja medoemos e imiton atë. Shkolla, mësuesi dhe familja janë elementë të pashmangshëm në edukimin moral të fëmijës. Nëse do të kishin mundësi, prindërit duhet ta zgjedhin vetë mësuesin e fëmijës së tyre. Duke i kushtuar vëmendje të madhe bashkëpunimit shkollë-familje, prindërit duhet që vizitojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe të takohen rregullisht me mësuesin e tyre.

Prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë mbledhjet e prindërve, orarin e vajtje-ardhjes në shkollë, shokët apo shoqet më të cilët fëmija shoqërohet, duhet të jenë gjithmonë nën vëzhgimin e tyre. Gjithashtu duhet kushtuar një kujdes dhe vëmendje e posaçme që fëmija i tyre të krijojë raporte konstruktive dhe të drejta me shokët e shkollës, e për çdo sukses që arrijnë duhet të shpërblehen në mënyrën e duhur. Duke mbajtur kontakt me mësuesin duhet të zbatohen porositë dhe propozimet e tij në lidhje me fëmijën.(7)

__________________________

1. Bandura, A. (2000). Self-Efficacy: The Exercise of Control. W.H.

Freeman and Company, New York. Tutkun dhe Koksal, 2000: 220.

2. Dërvodeli, 2011: 38.

3. Oguzkan dhe Oral, 1997: 105.

4. Po aty: Deva dhe Zuna, 2003: 234.

5. Bey, M. S. (2002). Egitim ve Toplumsal Sorunlar Ozerine Konferanslar. Ed: Osman Kafadar dhe Faruk Oztrk, Kultur Bakanligi Yay., Ankara. Rosenblatt dhe Peled, 2002: 349-367.

6. Bacanli, H. (2006). Duyussal Davranis Egitimi. Nobel Yay., Ankara. Dagget, 2003: 12.

7. Aydin, M. Z. (2012). Ailede Ahlak Egitimi. Timas, Istanbul, fq. 183.

Melihate Zeqiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit