1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sirianët në Turqi, mysafirë që kanë investuar miliarda

Më të lexuarat

Vitaliteti ekonomik i një kombi mbi një komb tjetër

Në periudhën nga viti 2010 deri në fund të vitit 2023, sirianët investuan rreth dhjetë miliardë dollarë në ekonominë turke dhe siguruan punësimin e mbi 500,000 punëtorëve në 13,800 kompani dhe projekte biznesi.

Kjo përfaqëson rreth 30 për qind të numrit të përgjithshëm të kompanive me pronësi të huaj në Turqi, sipas deklaratës së ish-ministrit turk të Tregtisë.

Veprimtaria e këtyre kompanive dhe investimet mbulojnë shumë sektorë, duke përfshirë prodhimin e tekstilit, plastikës, këpucëve dhe tapeteve, turizmin, bujqësinë, blegtorinë, shërbimet logjistike e të tjera. Këto janë të dhënat e publikuara nga Unioni i Dhomave Turke të Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqata e Biznesmenëve dhe Prodhuesve Arabë në Turqi.

Këto projekte kanë luajtur një rol të madh në stimulimin e eksporteve turke.

Aktualisht në Turqi jetojnë rreth 3.200.000 sirianë dhe rreth 59% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve klasifikohen si artizanë dhe zejtarë, që është një kategori shumë e rëndësishme në ekonominë turke, por edhe në mbarë botën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit