3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një rënie e mprehtë e tregtisë midis MB-së dhe BE-së pas Brexit-it

Më të lexuarat

Sipas raportit “Tregtia britanike pas Brexit=it” të përgatitur nga Aston Business School me qendër në Birmingham, eksportet britanike në BE ranë me 27 për qind në periudhën 2021-2023 dhe importet nga BE-ja ranë me 32 për qind.

Tregtia ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian (BE) ka rënë ndjeshëm pas Brexit-it.

Sipas raportit “Tregtia britanike pas Brexit-it” të përgatitur nga Aston Business School me qendër në Birmingham, eksportet britanike në BE ranë me 27 për qind në periudhën 2021-2023 dhe importet nga BE ranë me 32 për qind.

Rënia e tregtisë është pasojë e rënies së numrit të produkteve të eksportit.

Thuhet se Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e nënshkruar mes Britanisë së Madhe dhe BE-së më 30 dhjetor 2020, për shkak të Brexit-it, ka shkaktuar ndërprerje në sektorë që ndikojnë ndjeshëm në eksportet dhe importet.

Më tej, në raport thuhet se tranzicioni në marrëdhëniet tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së pas Brexit-it nuk është vetëm ndërprerje afatshkurtër dhe se ndryshimet më të thella strukturore në fushën e tregtisë dypalëshe do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

Brexit është tërheqja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE). Pas referendumit të mbajtur në Britaninë e Madhe më 23 qershor 2016, Brexit pasoi zyrtarisht më 31 janar 2020.

Britania e Madhe, e cila u bashkua me Komunitetin Evropian (KE), paraardhësi i BE-së, më 1 janar 1973, është i vetmi shtet anëtar që u tërhoq nga blloku evropian.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit