1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ban Ki moon thirrje palestinezëve dhe izraelitëve që t’i japin fund akteve të dhunës

Më të lexuarat

OKB (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon iu bën thirrje popujve dhe liderëve palestinezë dhe izraelitë që t’i japin fund akteve të dhunës dhe të iu kthehen negociatave politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai pas rritjes së akteve të dhunës në rajon nëpërmjet një video mesazhi iu ka bërë thirrje popujve të Palestinës dhe të Izraelit. Në mesazhin e tij duke shprehur dëshpërimin kur të rinjtë dhe fëmijët marrin armët në duar me qëllim vrasjen ka theksuar se: “Dhuna dëmton edhe dëshirën legjitime për krijimin e shtetit palestinez, por edhe kërkesat për siguri të izraelitëve”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka dërguar dy mesazhe të ndryshme për të dy palët dhe ndaj të rinjve palestinezë u shpreh: “Të rinj palestinezë e kuptoj zhgënjimin tuaj. E di se shpresat tuaja për paqe janë rrënuar disa herë. Jeni të zemëruar për vazhdimin e pushtimit dhe për krijimin e vendbanimeve të reja. Jeni të zemëruar ndaj liderëve tuaj dhe liderëve të komunitetit ndërkombëtarë që kanë dështuar për ti dhënë fund këtij pushtimi. Si e ardhmja e vendit i keni të forta zhgënjimet tuaja, por nga ju kërkoj që këto ti ktheni në një frymë paqësore dhe të bëni thirrje për ndryshim. Kërkoni nga liderët e juaj që të sillen të përgjegjshëm për të ardhmen tuaj. Kërkoni nga liderët e juaj, liderët izraelitë dhe liderët e komunitetit ndërkombëtarë që për të përparuar të ofrojnë zgjidhje politike. Nga ju nuk kërkoj që të bëheni pasivë, por duhet të lini armën e pashpresës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit