-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Cili është qëndrimi i Islamit në lidhje me zotimet dhe a merr gjynahe ai person nëse nuk i çon në vend ato?

Më të lexuarat

Përgjigje:

Zotimet, sipas Sheriatit Islam, janë të papëlqyeshme (mekruh), sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka ndaluar ato: “Zotimi nuk sjell ndonjë të mirë; atë e bëjnë vetëm kopracët.” Disa njerëz, kur u ndodh një fatkeqësi, zotohen që do të japin lëmoshë apo do të presin kurban për hir të Allahut, nëse Ai ua largon atë fatkeqësi. Pas kalimit të kësaj fatkeqësie, ata fillojnë të mendojnë se Allahu nuk do ta kishte larguar atë po të mos ishin zotuar; për këtë arsye Profeti (paqja qoftë mbi të) na paralajmëron, në hadithin e mësipërm, se zotimi nuk ndryshon asgjë nga Caktimi i Allahut dhe se shembulli i atij që zotohet është si shembulli i kopracit, sepse po të mos ishte zotuar, ai nuk do jepte gjë për hir të Allahut.

Megjithëse zotimi është i papëlqyeshëm (mekruh), plotësimi i tij është detyrë (vaxhib), nëse vepra, për të cilën zotohet, është adhurim, si p.sh. zotimi për t’u falur, për të agjëruar, për të dhënë lëmoshë etj.

N.q.s. vepra për të cilën zotohet është diçka e ndaluar, si p.sh. vrasja e dikujt, pirja e alkoolit etj., atëherë nuk lejohet plotësimi i zotimit, por në vend të tij duhet të bëhet shlyerja e thyerjes së betimit, d.m.th. duhet të ushqejë dhjetë të varfër apo të agjërojë tre ditë.

Nëse vepra për të cilën është zotuar është diçka e lejuar, si p.sh. pirja e ujit, ngrënia e bukës, biseda me dikë etj, atëherë atij i lejohet të zgjedhë midis çuarjes në vend të zotimit të tij dhe shlyerjes së thyerjes së betimit.

Ibn Xhibrini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit