3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryeimami Sahiti, priti në takim përfaqësueset e organizatës “SIT-Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime”

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, priti në takim përfaqësueset e organizatës “SIT-Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime”

 

Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim përfaqësueset e organizatës “SIT  – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime” të kryesuar nga znj. Elma Berisha me bashkëpunëtore.
Në takim mes Kryeimamit Sahiti dhe udhëheqëses së hulumtimeve znj. Berisha u diskutua për hulumtimin i cili po zhvillohet në kuadër të projektit “Këshillim për Parandalim” i përkrahur nga zyra e UNFPA-së në Kosovë i cili për objekt hulumtimi, studimi e analize ka fenomenin e dhunës me bazë gjinore.
Kryeimami Sahiti përgëzoi znj. Berisha dhe organizatën “SIT” për punën  në hulumtimin dhe trajtimin e këtij fenomeni që po rëndon shoqërinë tonë, duke treguar edhe përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të luftuar këtë fenomen negativ përmes vetëdijesimit të besimtarëve nga ligjëratat, predikimet dhe këshillimet fetare.
Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim do ta jap edhe Departamenti i Gruas i cili me anë të teologeve të saja do të punojnë në luftën ndaj dhunës me bazë gjinore. 
Bashkësia Islame e Kosovës shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile për të adresuar shkaqet e pasojat e dhunës në shoqërinë kosovare në përgjithësi e në veçanti të dhunës me bazë gjinore. Në këtë hulumtim do të integrohet edhe tema e rolit të fesë në parandalim të dhunës me bazë gjinore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit