2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A lejohet që të flejë djali me nënën ose motrën e tij, pasi ka arritur moshën e pjekurisë seksuale?

Më të lexuarat

Përgjigje:

fëmijët meshkuj kur hyjnë në moshën e pjekurisë, d.m.th kur të mbushin 10 vjeç ose pak më tepër, nuk duhet të lihen të flenë me nënën ose motrat e tyre në të njëjtin krevat, pasi në këtë mënyrë mbyllen rrugët e së keqes dhe mënjanohen pasojat e paparashikueshme që mund vijnë prej kësaj gjëje. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Urdhërojini fëmijët që të falin namazin, kur të mbushin 7 vjeç dhe rrihini (nga pak, nëse nuk falen në rregullisht ) pasi të mbushin 10 vjeç e ndajini në shtrat (në këtë moshë).”

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që fëmijët, të cilët nuk e kanë arritur akoma moshën e pjekurisë seksuale, të kërkojnë leje për të hyrë në dhomë, në tre kohë të caktuara:

“O ju që keni besuar! Fëmijët që nuk kanë mbushur akoma moshën e pjekurisë seksuale dhe skllevërit tuaj duhet të kërkojnë leje (për të hyrë) prej jush në tre kohë: para namazit të sabahut, kur të hiqni rrobat tuaja në drekë dhe pas namazit të jacisë. Këto tre kohë janë aurete (kohë në të cilat ju duhet të jeni të kujdesshëm) për ju. Nuk bëni gjynah as ju e as ata, nëse hyjnë në kohëra të tjera (pa leje), sepse ju rroni bashkë me njëri tjetrin (në të njëjtëj shtëpi). Kështu jua sqaron Allahu argumentet. Allahu është i Ditur, i Mençur.” {24:58}

Ndërsa fëmijët që e kanë mbushur moshën e pjekurisë seksuale, duhet të kërkojnë leje në çdo kohë, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

“Kur të arrijnë fëmijët tuaj pjekurinë, duhet të kërkojnë leje ashtu siç kërkojnë leje edhe ata që janë më të mëdhenj (në moshë). Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Tij. Allahu është i Ditur, I Urtë.” {24:59}

Fëmijët që s’i kanë mbushur dhjetë vjeç mund të flenë me nënat apo motrat e tyre në të njëjtin shtrat, sepse ata nuk e kanë mbushur moshën e pjekurisë dhe në të njëjtën kohë kanë nevojë për kujdesin e më të mëdhenjve. Gjithashtu, edhe të rriturit e të dy sekseve mund të flenë në të njëjtën dhomë, por në krevate të ndryshme, nëse dihet me siguri që kjo gjë nuk mund të shkaktojë probleme.

Komisioni i përhershëm I fetvave

The post A lejohet që të flejë djali me nënën ose motrën e tij, pasi ka arritur moshën e pjekurisë seksuale? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit