-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Diskutohet çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Më të lexuarat

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në aspektin e sigurisë nuk ka arsye që ura të jetë e mbyllur.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore është mbledhur për bashkëbisedim me qytetarë shqiptarë dhe serbë për çështjen e hapjesë së urës kryesore mbi lumin Ibër për automjete, në Mitrovicë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe dhjetëra qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të mediave morën pjesë në diskutim.

Ai tha se edhe në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizim të kësaj ure, thuhet se Ura e Mitrovicës mbi Ibër, do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë.

“Konsideroj që tani jo vetëm që nuk ka arsye por tashmë është absurde vazhdimi i mbajtjes mbyllur të urës. Sipas vetë natyrës së urave edhe kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe hapja e saj nuk është dhe nuk do të jetë kundër askujt”, theksoi Krasniqi.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në aspektin e sigurisë nuk ka arsye që ura të jetë e mbyllur.

“Si Polici e pyesim veten se pse kjo urë është e mbyllur. Do të ishte mirë të dëgjonim nga ju pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllur, sepse në aspektin e sigurisë nuk ka ndonjë arsye. Nëse është për ta siguruar, do të gjenim forma për ta siguruar me mënyra të ndryshme, mirëpo, duke parë konstruktin praktik të rrugës, të urës, vendit, sheshit Car Lazar, të rrugëve anësore, ne nuk jemi duke e ditur pse”, theksoi Elshani.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, në fjalën e tij tha se ka të bëjë me një komunë “politikisht komplekse”, por thotë se ka mësuar shumë nga takimet e shpeshta me qytetarët.

Jeta Tela, këshilltare e lartë në Ministrin e Punëve të Brendshme, tha se MPB-ja ka qenë e përkushtuar ta luftojë krimin në komunat veriore, “por edhe ta rrisë bashkëpunimin polici – komunitet”.

Qytetarët shqiptarë që folën para të pranishmëve, thanë se ura mbi lumin Ibër duhet të hapet, sepse ajo nuk i pengon askujt, ndërkohë, nga serbët lokalë pati zëra kundër hapjes së urës për automjete, kryesisht me arsyetimin se nuk ka do të ketë siguri për serbët.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës po kërkon ta hapë urën kryesorë mbi lumin Ibër, megjithëse vendet e QUINT-it, më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment.

Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan qytetin e Mitrovicës në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare dhe në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

Aktualisht aty mund të kalojnë vetëm këmbësorët, ndërsa ura ruhet nga KFOR-i Italian.

Çështja e urës mbi lumin e Ibrit u ri-aktualizua për shkak se në maj të vitit 2024 asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për trafik.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit