9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A duhet t’i përshëndesim me selam banorët e varrezave kur kalojmë me veturë pranë tyre, nëse janë varrezat përskaj rrugës?

Më të lexuarat

Pyetja:A duhet t’i përshëndesim me selam banorët e varrezave kur kalojmë me veturë pranë tyre, nëse janë varrezat përskaj rrugës?

Përgjigjja
Për këtë çështje ka qëndrime të ndryshme mes dijetarëve, disa thonë se është mirë të përshëndeten me selam kurdo që kalojmë pranë varrezave, e disa tjerë i vendosin disa rregulla.
Ajo që duket më e saktë në këtë temë është një përkufizim që e kanë përmendur disa dijetar i cili thotë se përshëndetja me selam bëhet vetëm për ato varreza që i sheh me sy.
Andaj, nëse kalon pranë varrezave të cilat i sheh me sy, është e preferuar t’i përshëndesësh me selam, e nëse kalon pranë tyre po nuk duken, ose për shkak mureve ose ndonjë pengese tjetër, atëherë nuk ke nevojë të i përshëndesësh, po nëse i përshëndetë, nuk ka të keqe inshaAllah.

Allahu e din më së miri.

Mr. Xheladin LEKA

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit