4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A mund të ndodh që për shkak të mëkateve që i bëjmë të na humb edhe  bereqeti?

Më të lexuarat

Pyetja: Kam lexuar se rezultat i gjynahut ndaj Allahut është humbja e bereqetit?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se veprimi i gjynahut është shkak i hidhërimit të Allahut, subhanehu ue teala, humbjes së bereqetit, pakësimit të shiut, egërsimit të armiqve të Islamit. Allahu, subhanebu ue teala, thotë:

“(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me shamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.” (El-A’raf, 130.)

“Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të gjynahut të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” (El-Ankebut, 40.)

Pra, është detyrim për çdo besimtar dhe besimtare që t’u kenë frikë gjynaheve, të pendohen tek Ai, të shpresojnë në më- shirën e Tij, të kenë frik nga dënimi i ashpër i Tij ashtu siç tre- gon Allahu, subbanebu ue teala, në Kuran:

“Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjën dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” (El-Enbija, 90.)

“Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresoj në në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” (El-Isra, 57.)

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri- tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zegatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë.” (Et-Teube, 71)

Shejh: Abdulaziz ibën Baz)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit