3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ibrahim Dalliu, hoxha fenomenal

Më të lexuarat

Kush ishte personaliteti tiranas që u shua në burgjet komuniste

Plot 72 vite më parë do të ndërronte jetë hoxha dhe patrioti i shquar tironas, pikërisht më 12 korrik të vitin 1952 ka ndërruar jetë Hafiz Ibrahim Dalliu.

Ai lindi në Tiranë në vitin 1878. Arsimin fillor e të mesëm e kreu në Tiranë, kurse arsimin e lartë për teologji e kreu në Stamboll.

Veprimtarinë e tij e gjejmë në fusha të ndryshme, si teologji, letërsi, arsim dhe kulturë. Por dimensioni atdhetar dhe mbrojtës i të drejtës së mendimit të lirë të individit do të bjerë në sy gjatë gjithë jetës së tij.

Në periudhën e fundit të Abdulhamitit II dhe më pas në periudhën e xhonturqve, Ibrahim Dalliu ka marrë pjesë aktive në përhapjen e gjuhës shqipe.

Ka qenë anëtarë i klubit “Bashkimi” që u formua në Tiranë (1908) dhe në po këtë vit ndikoi në hapjen e shkollës së vajzave.

Në kongresin e Elbasanit (1909) mori pjesë si delegat i Tiranës.

Në shkollën Normale të Elbasanit, Hafiz Ibrahim Dalliun e gjejmë si pjesë të stafit pedagogjik.

Do të jetë pjesë e lëvizjeve për pavarësi dhe në vitin 1912 organizoi ceremoninë e Shpalljes së Pavarësisë në Tiranë.

Në Kongresin e Lushnjës (1920) mori pjesë si delegat i Tiranës.

Deri në vitin 1924, Hafiz Ibrahim Dalliu do të jetë aktiv në zhvillimet politike në vend. Më pas do t’u përkushtohet studimeve teologjike.

Mbas çlirimit, Ibrahim Dalliu është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por për shkak të mendimeve që kishte për komunistët do të gjykohet dhe do të hyjë në burg ku u sëmur dhe ndërron jetë më 12 Korrik 1952, në moshën 73-vjeçare.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Përgatiti: Olsi Ferazini       

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit