21.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Britania ka një shef të ri diplomacie: cili qe akti i parë i tij?

Më të lexuarat

Shkoi menjëherë në Gjermani dhe dërgoi një mesazh në Ukrainë…

Sekretari i ri i Jashtëm britanik, David Lammy, udhëtoi në Gjermani të shtunën mbrëma për vizitën e tij të parë jashtë vendit pas fitores dërrmuese të laburistëve në zgjedhjet parlamentare.

Duke bërë thirrje për një “rivendosje” të marrëdhënieve me aleatët e Britanisë, Lammy u takua në Berlin me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila theksoi se Mbretëria e Bashkuar ishte një “pjesë e domosdoshme e Evropës”.

 “Qoftë në shkencë, kulturë apo siguri (…) ne bashkëpunojmë ngushtë”, shkroi kryediplomatja gjermane në një postim në X.

“Së bashku me qeverinë e re britanike, ne po shqyrtojmë se si Mbretëria e Bashkuar mund të afrohet sërish me BE-në”, shtoi Baerbock.

Lammy e ka përjashtuar tashmë kthimin e Britanisë në BE ose bashkimin doganor përpara se të merrte detyrën. Pas fitores spektakolare të laburistëve në zgjedhje, Lammy u emërua ministri i ri i Jashtëm të premten, më 5 korrik.

Rënia e konservatorëve pas 14 vjetësh

Laburistët zëvendësuan Partinë Konservatore, e cila ishte në pushtet për 14 vjet.

Lammy do thoshte se ai do të vizitojë disa aleatë kryesorë shumë shpejt nëse partia e tij fiton zgjedhjet(sicc), përfshirë Gjermaninë(sicc).

Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer dëshiron një pakt të gjerë sigurie me BE-në. Ai synon gjithashtu të mbulojë fusha të tilla si energjia dhe klima, por edhe një bashkëpunim më të ngushtë në industrinë e mbrojtjes.

Një mesazh mbështetjeje për Ukrainën

Me rastin e vizitës së Lammy-t, ministria e Jashtme në Berlin tha se pak para samitit të NATO-s, i cili fillon të martën në Uashington, takimi ishte gjithashtu për “si ne mund ta organizojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë edhe më efektive së bashku me aleatët tanë”.

“Së bashku @ABaerbock dhe unë do të trajtojmë kërcënimet e përbashkëta dhe do të mbështesim Ukrainën,” shkroi Lammy. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit