2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqetësohen për Gazën, kanë “sharruar” më shumë muslimanë se Izraeli

Më të lexuarat

Presidentët egjiptianë dhe sirianë, diskutim mes tyre për vatrën më të nxehtë të botës

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi dhe homologu i tij sirian Bashar al-Assad diskutuan të shtunën për luftën në Gaza, e cila po vazhdon prej rreth nëntë muajsh dhe “rreziqet” që vijnë nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon.

Presidenca egjiptiane njoftoi se Sisi mori një telefonatë nga Bashar al-Assad dhe se të dy udhëheqësit “shkëmbyen pikëpamje mbi rreziqet e përshkallëzimit në rajon dhe theksuan domosdoshmërinë jetike për të parandaluar zgjerimin e zonës së konfliktit dhe për të ruajtur sigurinë rajonale dhe stabilitet”.

Ata përsëritën “refuzimin e tyre absolut të përpjekjeve për të likuiduar çështjen palestineze ose për të zhvendosur palestinezët”.

“Sisi tha se Egjipti është i përkushtuar ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gaza dhe për të siguruar shpërndarjen e qëndrueshme të ndihmave humanitare në sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e vëllezërve palestinezë, ndërsa vazhdon përpjekjet e tij për të forcuar zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin të një shteti të pavarur palestinez.”

Por duhet të sillet në kujtesë fakti se është fjala për dy kriminelë, të cilët kanë vrarë dy herë më shumë muslimanë se Izraeli.

Ata kanë vrarë me e pakta 100 mijë muslimanë në qeverisjet e tyre, njëherësh me një dëm të pamatshëm që i kanë bëëë Islamit dhe muslimanëve.

Vetëm nga Assad dhe Sisi vështirë të kuptohet ndonjë brengë e tyre njerëzore për Gazën, nëse mund ta kenë politike. / /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit