3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Le Monde: Pse kaq shumë sulme ndaj muslimanëve në Suedi?

Më të lexuarat

Islamofobia në vendin nordik, plot frikë!

Gazeta Le Monde raporton se fyerjet dhe sulmet kundër muslimanëve janë shtuar në Suedi vitet e fundit, të nxitura nga dehumanizimi i diskursit publik, nga sulmet ndaj xhamive dhe ofendimet ndaj grave të veshura me hixhab, te deklaratat islamofobike në vendin e punës apo në lagje.

Në raportin e saj, korrespondentja nga qyteti i Skovdës, Anne-Francoise Hivert, përmendi incidentin e hedhjes së kufomës së një derri të egër në xhaminë e komunitetit Skovde, e cila u hap në vitin 2023 dhe se autori nuk e kishte idenë se është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit të instaluara nga Bashkësia Islame e Boshnjakëve në Suedi.

Mirza Baboviç, 66 vjeç, nga kjo bashkësi, tha: “Fatkeqësisht, jemi mësuar me incidente të tilla”.

Kësaj radhe, siç thotë korrespondenti, Imam Smajo Shahat ka vendosur të mos e publikojë këtë ngjarje, edhe pse ka bërë denoncim, “për të mos rritur publicitetin për autorin, për të mos i dhënë ide të tjerëve dhe për të mos shtuar shqetësimet te anëtarët e komunitetit.” Megjithatë, mediat lokale raportuan për këtë incident, i cili “ndodhi disa ditë para fushatës për zgjedhjet evropiane”, i cili u pasua me retorikë të dhunshme anti-islame dhe antimyslimane, sipas imamit.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë Jimmie Akesson njoftoi në nëntor 2023 se dëshiron të shkatërrojë xhamitë, të ndalojë ndërtimin e të rejave dhe të vërë nën mbikëqyrje komunitetin e besimtarëve muslimanë. Krahu i tij i djathtë Richard Jomshof bëri thirrje për ndalimin e të gjitha simboleve të Islamit në vende publike, duke i krahasuar ato me kryqin.

Zyrtarët e partisë ekstremiste nga koalicioni qeveritar i krahut të djathtë dolën në mediat sociale për të denoncuar atë që ata e përshkruan si “islamizimin e Suedisë”, duke pretenduar se “suedezët pothuajse janë bërë pakicë në vendin e tyre“, pas deklaratës së Jimmie Akesson se muslimanët janë “kërcënimi më i madh për Suedinë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit