-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrëfimi emocionues nga Medina: Historia e Haxhiut nga Dukagjini dhe lidhja e Daut Haradinajt me haxhin e tij

Më të lexuarat

Një Rrëfim Emocionues nga Medina: Historia e Haxhiut nga Dukagjini

Pasi mbërritëm në Medinën e bekuar, qytetin e Muhamedit ﷺ, pas gjithë përjetimeve shpirtërore në Meke, na u dha mundësia të dëgjojmë historinë e veçantë të një plaku nga Dukagjini. Haxhiu, një burrë 75-vjeçar nga fshati Hereq, na ndau rrugëtimin e tij të paharrueshëm drejt Mekës dhe Medinës, të mbushur me sakrifica, mallëngjim dhe besim të thellë. Ky rrëfim, i njeriut që përshkoj tre luftëra dhe një ëndërr të gjatë për të kryer haxhin, na tregon se si një zemër e devotshme mund të përballojë sfidat më të mëdha për të arritur bekimin e Allahut. Hoxha Fatmir Latifaj, nga Medina sjell këtë histori prekëse që na bën të reflektojmë mbi forcën e besimit dhe fuqinë e dashurisë për Zotin dhe njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Histori emocionale nga Medina
Pasiqë mbërritëm në Medinën e Muhamedit ‎ﷺ pas gjithë atyre kënaqësive shpirtërore në Meke, që secili prej nesh sa do që din gjuha e tij ti përshkruaj asnjëherë kurrë nuk do të arrij 100% ti tregoj ,sepse vertet haxhi përjetohet.
Plaku në foto vjen nga ana e Dukagjinit fshati Hereq dhe quhet Haxhi sikurse epitetin që e ka marr tash.
E njoftova plakun 75 vjeq sa ishte në ihram me veshjen e bardh përderisa e kërkonte berberin për çethjen e flokëve, si obligim i ritualit.
Sot në Medine e takova prap i ulur me nje qoshe në lobi të hotelit me 5 yje Shaza Regency-Medine dhe meqenëse kishim kohë u ndala për muhabet dhe e pyeta: qysh arrite me e marr këtë rrugë të bekuar o haxhi!?
Tregoi që nijetin e ka pas shumë kohë më parë, pasiqë vet emri me të cilin e emërtoi babai i vet përkon me këtë obligim fetar.
Tha: “Baba ma la emnin Haxhi se kish qillu koha e haxhit kur kom le në atë kohë, e vet i ka met marak që ska mujt me ardh.”
Ma herët si kom pas renet se edhe lufta na mshtjelli punët, se i kom kalu tri luftat (Bosnje, Kroaci edhe Kosovë) e i kom 4 plagë n’trup. Mas luftës e mbojsha plan po ske kysmet (për shkak të gjendjes financiare) e kohëve t’fundit vendosa me e shit do tokë e me ardh.
Po tu e mbajt këtë dert um thirri gjenerali Daut Haradinaj n’telefon.
Tha: Haxhi si je a je mirë, se kom ni që po don me shku n’haxhillak. Po i thash me kysmet. E a të kujtohet qysh um ke nejt n’krah dy vjet n’luftë!? Po i thash e kem pas obligim me luftu gjeneral.
E po tha: PËRHAJR HAXHI, se ta kom pagu unë 😭
Mas kësaj tha kom kajt si fmia…
Bacit tha na kan bo zullum n’luftë qysh edhe ti e din.
Neve veqse na kallën shpijën, djalin e vllaut Besmirin, që u kon 9 vjeç atëherë ja kanë pre kryt (plaku me zë të dridhur dhe lot në sy) e kan lon n’korridor duke thënë që këtë e keni ju muslimanët për Kurban Bajram.
Po çka me bo, duhet me bo sabër”.
Elhamdulillah që e kemi xhenetin.

I thash bacit Haxhi, krimineleve qetnik iu eshte tregu vendi me pushkë, por mos harro që ka edhe ditë gjykimi,DITA E DREJTËSISË.
Kur Allahu i dënon zullumqarët e i sjellin melaqet kriminelët me zingjir dhe pranga…🔥
Ty Allahu ta pranoft haxhin, sepse ashtu qysh ka thonë Pejgamberi ‎ﷺ: “Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veq Xhenetit”.
E lus Allahun që popullin shqiptar pa dallim ta ruaj, udhëzoj dhe ta drejtoj në rrugën e drejt, të paqes dhe bashkimit.
Ky rrëfim i plakut (nuk desha ta mbaj vetëm për vete por ta ndaj me juve vëllezër dhe motra) sa më ka emocionuar aq më ka bërë krenar, që në çdo fjalë të tij përjetohet e bukura histori.
Me përmallim për gjithë shqiptarët tanë nga oborri i xhamisë së njeriut më të dashur të Perëndisë, vulës së pejgamberisë Muhamedit ‎ﷺ.
Me respekt,Fatmiri
Medina,Arabia Saudite

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit