1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vuçiç sheh bardh e zi nga e ardhmja

Më të lexuarat

Presidenti serb, i trishtuar gjeopolitikisht e “fluturues” ekonomikisht

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë një fjalimi, tha se pret që situata në Evropë dhe në botë të përshkallëzohet, duke theksuar se po jetojmë në kohën e krizës më të madhe gjeopolitike që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë pres që situata të përshkallëzohet në muajt e ardhshëm dhe të përballet me pasoja shumë të rënda, po flas për Evropën dhe botën. Por ne duhet të jemi të vendosur të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të ruajtur paqen, për të siguruar rritje ekonomike”, tha Vuçiç, njeriu që udhëheq një vend me vulën e turpshme të gjenocidit.

Nga ana tjetër, ai pretendoi se Serbia do ketë taksitë e para fluturuese në kontinent, duke shtuar se janë duke negociuar me pesë kompani globale.

“Në vetëm dhjetë vjet, ne do të kemi njëzet mijë makina që fluturojnë mbi ne çdo orë. Që të mos mendoni se po flas për mrekulli dhe përralla, për fat të keq nuk do të jemi të parët. Do të jemi, shpresoj, ndër të parët në Evropën do ta kemi në vitin 2027”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit