3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Amerikania e dehur që tentoi të mbyste të miturën palestineze 3-vjeçare

Më të lexuarat

Incidenti në Teksas nën hijen e një lufte dhe me thelb fetar ku SHBA është palë

Gruaja 42-vjeçare iu afrua nënës palestineze me dy fëmijët e saj në një pishinë publike dhe filloi ta “merrte në pyetje” atë në mënyrë agresive.

Një grua amerikane po përballet me akuzat për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se sulmoi një vajzë trevjeçare pas një debati me nënën e saj palestineze.

Sipas Sky News, 42-vjeçarja Elizabeth Wolfe u arrestua për dehje publike pas incidentit majin e kaluar në pishinën e një kompleksi apartamentesh në Yules, Teksas. Megjithatë, pas një hetimi nga autoritetet, ajo u akuzua përfundimisht për tentativë vrasje dhe plagosje të një fëmije.

Sipas kapitullit lokal të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR-Texas), gjithçka filloi kur Wolfe, e dehur qartë, iu afrua nënës palestineze me dy fëmijët e saj në pishinë dhe filloi t’i ngacmonte me fjalë.

CAIR-Texas thotë në deklaratën e saj se palestinezja ishte e veshur me hixhab dhe po u fliste fëmijëve të saj kur jua afrua 42-vjeçarja amerikane e dehur.

Pas “marrjes në pyetje” të gruas, Wolfe ka tentuar të kapë djalin e saj gjashtëvjeçar, por ai ka arritur të shpëtojë, duke i plagosur lehtë gishtin.

Ndërsa nëna palestineze u përpoq të ndihmonte djalin e saj, Wolfe thuhet se e kapi vajzën 3-vjeçare dhe e shtyu kokën e saj nën ujë.

CAIR-Texas tha se me ndihmën e një kalimtari, nëna ishte në gjendje të tërhiqte vajzën e saj nga mbytja.

Organizata u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë ngjarjen si një krim urrejtjeje, ndërsa ka përcjellë për mediat edhe deklaratën e nënës së viktimës: “Ne jemi shtetas amerikanë me origjinë nga Palestina. Nuk di ku të shkoj të ndihem e sigurt me fëmijët e mi. Vendi im po përballet me një luftë dhe këtu ne po përballemi me këtë urrejtje. Vajza ime ishte e traumatizuar. Sa herë që hap derën e banesës, ajo ikën dhe fshihet, duke më thënë se ka frikë se do të vijë zonja e do t’ja fusë sërish kokën në ujë”.

Përfaqësuesi i shtetit të Teksasit, Salman Bojani tha se ishte i tronditur dhe i tmerruar nga “incidenti racist, islamofobik”. Urrejtja nuk ka vend në Yules apo askund në shtetin tonë të mrekullueshëm,” tha ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit