Pas dekadave të tëra të dhunës, torturës e krimeve të Serbisë, Kosova më 12 qershor 1999 u çlirua nga okupimi serb, ditë kjo që shënon edhe hyrjen e forcave të NATO-s në vend, pas 78 ditësh sulme ndaj caqeve të ushtrisë serbe.
Shteti i Kosovës të mërkurën shënoi 25-vjetorin e çlirimit, por historia e rëndë për popullin e Kosovës do të jetë gjithmonë në kujtesë.
Prandaj, në ditët si 12 qershori, na e kujtojnë se sa e çmuar është liria.
Ish- gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi pikërisht të mërkurën, më 12 qershor publikoi disa fotografi të kësaj date por të vitit 1999, disa ditë pas çlirimit.
Ikonomi në një postim në Facebook tregon se më 12 qershor 1999 bashkë me disa gazetarë kishte hyrë në Prishtinë, ndërsa raportonte për Zërin e Amerikës.
“Janë disa kujtime të paharruara nga ditët dramatike të çlirimit të Kosovës”, shkruan Ikonomi.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë që ish gazetari i Zërit të Amerikës i ka publikuar, me përshkrimet që i ka vënë në to. /Telegrafi/