3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Porosia e shejh Albanit për ata që merren me vlerësimin e hoxhallarëve

Më të lexuarat

Shejh Albani thotë:

Të këshilloj ty edhe të rinjtë tjerë, ata që sipas nesh janë duke ëqndruar në rrugë të devijuar, edhe pse Allahu e di më së miri, që të mos e humbni kohën duke kritikuar njëri tjetrin, e duke thënë: filani është kështu, e filani është ashtu, sepse:

Së pari: kjo nuk është dituri.

Së dyti: kjo metodë i mbush me mëri gjokset, e shton mllefin dhe urrejtjen në zemrat.

Ju merruni me dituri, e dituria është ajo që do e zbulojë se kjo fjalë me të cilën lavdërove filanin, i cili paskësha shumë gabime, a na takon neve, për shembull, ta quajmë se është një njeri q ka bidate?! Dhe rrjedhimisht a është ai bidatxhi i kulluar?!

Çka kemi ne me këto hyrje në këto detaje të thella?

Unë këshilloj që të mos hyni kaq thellë, sepse ne realisht jemi duke vuajtur nga kjo përçarje e cila i ka ndodhur atyre që i atribuohen Kuranit dhe Sunnetit, apo siq e quajmë ne, i atribuohen thirrjes selefiste.

Kjo përçarje, Allahu e di më së miri, shkaku më i madh për to është lakmia personale, e atij nefsi që urdhëron në të keqe, edhe nuk ka lidhje me dallimin në mendime. Kjo është këshilla ime!

Ndërhyrje: hoxha ynë!

Pasqyra është shumë e zymtë nga ajo që ndodh mes rinisë në shumë vende të botës. Nuk dyshojmë se ka njerëz të devijuar, ka gabimtarë edhe bidatxhi. Mirëpo ballafaqimi në shumicën e rasteve është përplasje personale, ballafaqimi i thash e thëmeve dhe nuk e verejnë të rinjtë se sa kohë humbin në këto veprime dhe se shkaktojnë shumë mllef mes tyre. Janë gjëra për të cilat nuk janë vigjilentë.

Ata, edhe pse ne nuk dyshojmë se e kanë tamam, por kur i pyes: sa di përmendsh nga Kurani? Thotë: i di më pak se tre xhuza!

E pyes: sa kohë debaton rreth kësaj çështje? Më thotë: tre vite!

Tre vite! Tre vite i kanë harxhuar duke zhvilluar muhabetin: filani bidatxhi, filani nuk është bidatxhi, filani është kafir, filani nuk është kafir, filani është zindik (i pafe), filani nuk është i tillë!

Tha çka tha! I devijuar ose jo! Mund edhe të jetë i devijuar ose gabim ose i lajthitur! Edhe?!

Ata mendojnë se nëse ju vjen një njeri dhe i këshillon e u thotë: mos e humbni kohën kot, shumica do e paragjykojnë se edhe ky që u jep këshillën është me ata të kritikuarit! Kjo me të vërtetë është një gjë e çuditshme!

Ai ua do të mirën, do ti këshilloje!

Një djalosh shtatëmbëdhjet vjeç, shumë pak di nga Kurani përmendsh, ai debaton për mesele shumë të thella edhe precize, për të cilat mesele do ngadalsohej në vendime edhe shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, po edhe nxënësit e tij, kurse këta nxitojnë në këto mesele, andaj edhe duam një udhëzim për këta djelmosha.

Shejhu thotë:

Më ndodh shpesh që të pyetem: çka mendon për filanin? Dhe e kuptoj se ai (pyetësi) është i njëanshëm, për te apo kundër tij, ai për të cilin pyet mund të jetë ndonjë vëlla i yni, mund të jetë prej vëllezërve tanë të vjetër, për të cilin thuhet se ka devijuar.

Unë e këshilloj pyetësin: vëllai im! Çka të duhet ty puna e filanit dhe fistekut? Përqëndro në rrugën e Allahut, ashtu siç je urdhëruar, mëso dituri fetare, e kjo dituri është ajo që do të ndihmojë të bësh dallimin mes të mirit dhe të keqit, mes atij që e ka gabim edhe atij që e ka tamam.

Pastaj mos ia ki mëri vëllait tënd vetëm pse, nuk them ka gabuar, por, vetëm pse ka devijuar, por ka devijuar në një mesele, në dy mesele apo në tre mesele, dhe në meselet tjera nuk ka devijuar. Ne e shohim te imamët e hadithit, te ata që pranohet hadithi prej tyre, si në vlerësimin për ta shkruhet ishte murxhia, ishte havarixh, ishte nasibij. (emërtime të sekteve të devijuara nga rruga e Ehli Sunetit).

Krejt këto janë mangësi edhe lajthitje, por ata kanë peshore, sipas të cilës gjykojnë, nuk i japin përparësi krahut të gabimeve përballë krahut të veprave të mira, apo dy tre gabimeve përballë një grumbulli të madh të veprave të mira, kurse më e mira edhe më e madhja është shehadeti, dëshmia se ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut dhe se Muhammedi, ﷺ, është Pejgamberi i Allahut.

Vargu i audio shiritave “Udhëzimi dhe Drita”, nr. 784.

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit