Pas pak ditësh, zyrtarisht, nuk do të ketë asnjë grua të mbuluar në forcat e armatosura të Bosnje-Hercegovinës, sepse së shpejti do të lirohem. U futa në një situatë ku më duhej të zgjidhja mes profesionit dhe hixhabit.
Boshnjakët, për të mos ju thirrur në emër, dhe bashkëqytetarët e tjerë, a jeni krenarë për këtë vendim, pra vendimin për ndalimin e hixhabit!
Ju thoni se doni të gjithë bashkëjetesën, por nuk mund të toleroni fenë e bashkëkombësve tuaj. Parada e krenarise mbështetet, por hixhabi jo. Një shtet nuk ndërtohet mbi bazën e padrejtësisë ndaj një grupi të qytetarëve të tij. Nuk është faji i Bosnes, por i atyre qe e qeverisin ate.