3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjermania ofron leje pune për 20.000 punëtorë në vit

Më të lexuarat

Përpilohet plani 5 vjeçar i cili planifikon vende punë për 20.000 punëtorë në vit. Ky numër nënkupton vetëm për leje pune, e nëse i numërojmë edhe familjet e tyre që mund të vinë brenda vitit, atëherë numri është i shumëfishuar. Por për këtë Gjermania nuk e ka problem, sepse Evropa është në plakjen e sipërme, ka nevojë për mbikëqyrje dhe kujdes njerëzor si për nga ana financiare si dhe ajo fizike.

Andrea Nales , Ministria për Çështje Sociale kumton se qytetarëve nga gjashtë vendeve të Ballkanit ku e përmend edhe Kosovën, ka premtuar se dëshiron t’ia lehtësoj punësimin në Gjermani duke i dhënë aftësim profesional falas për rinin që vinë nga Ballkani, ku momentalisht ka 600.000 vende të lira pune në Gjermani.

Ministria Nales, vendimin e saj e ka shfaqur kështu: “ Nuk munden shtetet si Bosnja, Mali Zi, Kosova e të tjerë të hynë në Gjermani vetëm përmes Zyreve Gjermane për Punësim, oferta konkrete për këto shtete ballkanike, nuk do të jenë vetëm përmes statusit të azilit sepse kjo është rrugë e gabuar dhe e pa përshtatshme për Gjermanin dhe Evropën në përgjithësi. “

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit