Sipas një deklarate të publikuar nga KFOR-i, theksohet se ata nuk kanë pasur rol në këtë operacion, dhe shprehen pritshmëritë për konsultime paraprake në lidhje me veprimet e planifikuara që mund të kenë ndikim në situatën e sigurisë në rajon.
KFOR-i vijoi të theksojë angazhimin e tyre në mbështetje të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili lehtësohet nga Bashkimi Evropian, duke ofruar një kornizë sigurie që të lejojë diplomacinë të vazhdojë me sukses.
“Kjo është rruga e vetme për të adresuar çështjet e mbetura me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve,” shtoi deklarata.
Në raport me aksionin e policisë së Kosovës, u bë e ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar prova të ndryshme monetare, duke përfshirë një sasi të konsiderueshme të euros, dinarëve serbë, frangave zvicerane dhe dollarëve amerikanë.
Policia e Kosovës, e cila ndau edhe imazhe të parave të konfiskuara, deklaroi se kanë gjetur sasi të mëdha parash në monedha të ndryshme, duke detajuar shumën e eurove, dinarëve serbë, frangave dhe dollarëve të sekuestruara.
Ky veprim i policisë së Kosovës vjen pas një njoftimi nga Banka Qendrore e Kosovës që bëri të ditur se afati tranzitor për një rregullore të re, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb në transaksione financiare brenda territorit të Kosovës, ka përfunduar./Telegrafi/