-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

Më të lexuarat

      SHBA-ja ka paralajmëruar Izraelin se do t’i jap një fitore strategjike Hamasit nëse ai zbaton planet për një ofensivë në Rafah.

      Paralajmërimi vjen pasi Joe Biden tha se do të ndalonte ndihmën ushtarake për Izraelin nëse ai do të vazhdonte operacionin në një qytet ku kanë qenë të strehuar më shumë se një milion civilë.

      “Pikëpamja jonë është se çdo lloj operacioni i madh tokësor në Rafah do të forconte Hamasin në tryezën e bisedimeve, jo Izraelin”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

      “Ne besojmë se ata kanë ushtruar presion të madh mbi Hamasin dhe se ka mënyra më të mira për t’i larguar anëtarët e grupit militant që kanë mbetur në Rafah sesa një operacion i madh tokësor”, shtoi Kirby.

      Ndryshe, bisedimet në Kajro që synojnë sigurimin e një armëpushimi gjashtë-javor për të lejuar lirimin e disa pengjeve dhe një rritje të ushqimit dhe ndihmës për civilët në Gaza po vazhdojnë.

      Por, drejtori i CIA-s, Bill Burns, dhe delegacione të tjera në bisedime u larguan nga Egjipti pa një marrëveshje.

      Fillimisht u raportua se Hamasi pranoi një marrëveshje armëpushimi që do të lironte të gjithë pengjet e mbetura në këmbim të përfundimit të luftës.

      Megjithatë, Izraeli tha se kërkesat e tij thelbësore nuk u plotësuan në propozimin e ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari dhe se nuk do të binte dakord për një tërheqje të plotë të forcave të tij ose një armëpushim të përhershëm. /Telegrafi

      - Advertisement -spot_img

      Më tepër

      Të fundit