Departamenti i Gruas mbanë kampanjë për vetëdijesimin dhe parandalimin e dhunës e vrasjes në familje
Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka nisur kampanjën për vetëdijesimin dhe parandalimin e dhunës e vrasjes në familje.
Kjo kampanjë po zhvillohet në qytete të ndryshme të Kosovës me qëllim që zinxhiri i informimit për vetëdijesimin e raportimin e çfarëdo dhune në familje të rritet në mënyrë që raste të tilla të pakësohen e të parandalohen.