9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Neuroshkencëtarja që fiksoi veten me të voglin e saj

Më të lexuarat

Imazhi: ç’është një lidhje e fortë mes nënës dhe fëmijës

Të gjithë e dinë se sa e fortë është lidhja midis një nëne dhe fëmijës së saj. Jo vetëm që amësia e ndryshon në mënyrë të pakthyeshme një grua fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, por një foshnjë e ndryshon fjalë për fjalë trupin e nënës. Pjesët e foshnjës në fakt zëvendësojnë qelizat e nënës dhe vazhdojnë të jetojnë në trupin e nënës për vitet në vijim.

Është thënë shumë për lidhjen mes nënës dhe fëmijës, nga poezia te librat te veprat e artit, por kjo tërësi e fuqishme nuk është kapur kurrë në këtë mënyrë:

Ju po shikoni imazhin e parë të rezonancës magnetike (MRI) të një lidhjeje nënë-fëmijë, marrë nga neuroshkencëtarja Rebecca Saxe. Fotoja në fakt tregon Rebecca-n dhe djalin e saj dy muajsh, Percy.

“Unë nuk e kam bërë këtë MRI për qëllime diagnostikuese, madje as për qëllime shkencore. Me sa di, askush nuk ka bërë një MRI të nënës dhe fëmijës më parë dhe doja të shihja se si dukej,” shpjegoi Rebecca.

Ndoshta pjesa më e papritur e fotos është se si shihen ndryshimet midis trurit të fëmijës dhe trurit të nënës. Truri i foshnjës është më i lëmuar dhe më i errët, sepse ka shumë më pak lëndë të bardhë. Lënda e bardhë ose masa e bardhë përbëhet nga qeliza gliale dhe mielina që transmetojnë sinjale nga një rajon i trurit në tjetrin dhe midis trurit dhe qendrave të poshtme të trurit, domethënë, ato “komunikojnë” mesazhe brenda trurit. Mungesa e mielinës pothuajse duket si një shembull i vërtetë vizual se si nënat i japin formë dhe formojnë fëmijët e tyre që nga lindja. Mënyra se si ne flasim, këndojmë, mbajmë dhe luajmë me foshnjat formon themelet e trurit ndërsa fëmija rritet.

Ashtu si shumë nëna, Rebecca kaloi një sasi joproporcionale të kohës duke parë fëmijën e saj. Por për shkak se ajo është një neuroshkencëtare njohëse, shikimi i foshnjës ishte pak më ndryshe për të. Në veçanti, ajo kaloi shumë kohë duke parë zhvillimin e trurit të foshnjës së saj përmes një aparati MRI. Ajo studioi se sa magjepsëse është të shikosh se si truri i një fëmije reagon ndaj ndërveprimit me të rriturit, se si enët e gjakut në tru zgjerohen dhe rrjedhin në përgjigje të këngëve dhe tregimeve në zërin e nënës.

“Nëna dhe fëmija janë një simbol i fuqishëm i dashurisë, pafajësisë, bukurisë dhe pjellorisë. Unë jam një neuroshkencëtare dhe kam punuar për të kapur këtë imazh, por jam edhe nëna në të, e mbështjellë brenda saj, së bashku me djalin tim”, tha Rebecca.

Në fund të fundit, fotografia është një vizualizimi magjepsës dhe i bukur i asaj që mbetet e padukshme në jetën tonë, dhe që ndonjëherë është më e fuqishmja nga të gjitha! /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit