1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Papa Françesku mbyll vizitën në SHBA

Më të lexuarat

Papa Françesku i dha fund vizitës së tij 6-ditore në SHBA me një meshë të madhe në Filadelfia. Ai bëri thirrje për unitet dhe dashuri familjare, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të dëgjuar fjalën e tij.

Më herët, kreu i Vatikanit u lut së bashku me një grup viktimash të abuzimeve seksuale në fëmijëri, të cilëve i tha se Zoti qan për vuajtjet e tyre. Papa deklaroi se anëtarët e kishës që kanë abuzuar me fëmijë do të përgjigjen për krimet e tyre, megjithatë shumë të mbijetuar të abuzimeve janë të zemëruar me mënyrën sesi Vatikani është përballur me këto akuza.

“Sfida urgjente e mbrojtjes së shtëpisë sonë përfshin edhe përpjekjen për të bashkuar familjen njerëzore në kërkim të zhvillimit të përgjithshëm, pasi ne e dimë se gjërat mund të ndryshojnë”, deklaroi Papa, i cili e mbylli meshën duke u kërkuar besimtarëve që të luteshin edhe për të.

Mediat amerikane shkrujanë se Papa rinovoi angazhimine  tij për të luftuar abuzimet seksuale brenda kishës, ku viktimat të marrin drejtësi dhe fajtorët të dënohen. Por grupet e të drejtave të njeriut shprehën skepticizmin e tyre për fjalët e Papës dhe mundësinë reale për të sjellë ndonjë ndryshim.

Në qershor, Papa miratoi krijimin e një gjykate për të shqyrtuar rastet e peshkopëve që janë akuzuar se kanë fshehur abuzimet seksuale të fëmijëve nga priftërinj pedofilë. Vitin e shkuar, OKB kritikoi rëndë kishën se ka dështuar në eleminimin e abuzimeve dhe që ka lejuar mbulimin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit