Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftarin tradicional në Preshevë
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi të martën iftarin tradicional në Preshevë për imamët dhe besimtarët e asaj pjese.
Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti së bashku me Dekanin e FSI-së Islam ef. Hasani, Drejtorin për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodrën dhe bashkëpunëtorë të tjerë morën pjesë në këtë iftar të përbashkët.
Kryimami Sahiti, u prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Nexhmedin ef. Ademi, me ç ‘rast kryeimamin Sahiti u informua për aktivitet në muajin e Ramazanit dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në Preshevë.
Kryeimami, Vedat ef. Sahiti përcolli përshëndetjet e Myftiut Naim ef. Tërnava, duke theksuar se Bashkësia Islame do të jetë aktivisht mbështetëse e organizimit fetar Islam në Luginë, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen.
Krejt në fund, Kryeimami Sahiti mbajti një ligjëratë të shkurtë për t’i prirë më pas namazit të Teravisë.