-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri për Vakëfe dhe Çështje Fetare i Katarit, Ganim bin Shahin al Ganimi

Më të lexuarat

Prishtinë, më 20 mars 2024

Me ftesë të emirit të Katarit, Temim al Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tëranva, po qëndron për një vizitë zyrtare në Katar. Gjatë kësaj vizite, ai sot u prit në takim nga ministri për Vakëfe dhe Çështje Fetare, Ganim bin Shahin al Ganimi.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që edhe njëherë të falënderojë Qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Ai më pas e njohu ministrin me projektet dhe me sfidat që ka institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Një falënderim të veçantë, Myftiu Tërnava e adresoi për ministrin Al Ganimi, për financimin e dy projekteve vakëfnore, atë në Gjilan dhe në Lipjan. Gjatë këtij takimi, Myftiu paraqiti edhe projekte të reja të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilat kanë nevojë për përkrahje.

Ministri Al Ganimi, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për bashkëpunimin e treguar deri më tani me Ministrinë. Ai premtoi se shumë shpejtë do të jetë për vizitë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit