Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në OKB theksoi se është e nevojshme një demonstrim konkret i politikave preventive për parandalimin e veprimeve ushtarake të ISIS sidomos në rajonin e Ballkanit duke përfshirë edhe Maqedoninë
“ISIS nuk është kërcënim vetëm për Lindjen e Mesme, ajo u bë kërcënim global në të cilën askush prej nesh nuk është imun, e sidomos vendet nga Evropa Juglindore ku tani më i kemi aspiratat e para për penetrim më të madh të ISIS , por edhe realizimin e ndikimit më të madh tek popullata për shkak regrutimit, fakte që mund të kanë ndikim serioz në prishjen e stabilitetit të shoqërive multietnike.
Për këtë arsye, kthimi i paqes dhe stabilitetit të Lindjen e Mesme, sidomos në Siri dhe Irak është çështje e rëndësisë më të madhe.
Zhvillimi pozitiv me marrëveshjen 5 plus 1 më Iranin për programin nuklear sinjalizon se çështjet tjera në Lindjen e Mesme munden që në mënyrë të suksesshme të zgjidhen.
Nga ana tjetër, në ndërkohë është i nevojshëm demonstrimi konkret i politikës preventive ndaj konflikteve për të cilën diskutuam në OKB dhe atë sidomos në rajonin tonë”, deklaroi Gruevsk