9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, thelbësor për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot në lidhje me zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, teksa është ndalur tek mbajtja e takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit.

Sipas Ramës, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit të Evropës të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se nuk mjafton thjesht që Marrëveshja të jetë ligjërisht e detyrueshme.

“Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës.”, shkruan në reagimin e tij në “X”, kryeministri Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit