3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vret pedofilin, i pafajshëm babai

Më të lexuarat

Një baba në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndiqet nga drejtësia për vrasjen e përdhunuesit të së bijës së tij 5-vjeçare, vendosi Gjykata e Lartë e Teksasit.

Çështja fitoi një mbulim të gjerë në mediat amerikane dhe u raportua ditën e mërkurë nga “Washington Post”. Babai 23-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për të mbrojtur identitetin e së miturës, dëshmoi në gjykatë se gjeti vajzën e tij duke u sulmuar seksualisht në një zonë rurale pranë shtëpisë së tij.

Pasi u vu në dijeni nga një dëshmitar se e bija ishte rrëmbyer, i riu ndoqi të dhënat dhe shkoi drejt një vendi ku dëgjoi britmat e 5-vjeçares.

Perballe pamjes se agresionit te se bijes, babai nuk pushoi duke e rrahur fizikisht pedofilin deri në shpërfytyrim nga grushtat, e rrjedhimisht i shkaktoi vdekjen perdhunuesit.

Sipas ligjit, vrasja e një agresori apo grabitësi nuk është e justifikuar nëse përpara forcës vdekjeprurëse, ai mund të paralizohet në forma të tjera. Debati i sjellë në gjykatë ishte nëse 23-vjeçari duhet të kishte telefonuar policinë, pasi i kishte shkaktuar agresorit plagë të tilla që e neutralizonin atë pa e vrarë.

Megjithatë, pas disa ditësh shqyrtim të çështjes, juria vendosi që të mos procedojë babain, duke e lënë të lirë, pasi u vlerësua se vrasja ishte e justifikuar duke parë rrethanat në të cilat ajo ndodhi./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit