Aleati më i ngushtë i Putinit, paralajmërim mbi një zhvillim
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, beson se Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të anëtarësohen në NATO sipas skenarit të Ukrainës.
“Hyrja e Finlandës në NATO, dhe së shpejti ajo e Suedisë, është një fazë e re e zgjerimit në Lindje. Aleanca do të përfshijë Bosnjën dhe Hercegovinën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Serbinë. Dhe gjithçka do të ndodhë sipas skenarit ukrainas”, tha Lukashenko në një takim me udhëheqjen e organeve shtetërore të sistemit për garantimin e sigurisë kombëtare, transmeton agjencia Belta.
Siç shtoi ai, Bjellorusia është në fakt në epiqendrën e krizës më të madhe ushtarako-politike afatgjatë në të cilën po përdoren metodat e vjetra të frikësimit.
“Parashikimet janë dekurajuese. Orekset dhe aktiviteti i Perëndimit kolektiv vetëm do të rriten. Uashingtoni dhe aleatët e tij do të vazhdojnë të zgjerojnë NATO-n. Situata është më se e favorshme për ta. Do ta them troç: pothuajse të gjithë liderët evropianë janë kthyer në subjekte të SHBA-së. Nuk ka dyshim se interest e kujt po dominojnë në territorin e Bashkimit Evropian”, tha Lukashenko. /tesheshi.com/