2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim anëtaren e Parlamentit të Britanisë së Madhe, znj. Fiona Bruce

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim anëtaren e Parlamentit të Britanisë së Madhe, znj. Fiona Bruce, e cila njëherësh është përfaqësuese speciale e kryeministrit të Britanisë për liritë fetare dhe besimin.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje znj. Bruce në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e këtij institucioni. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës është institucioni më i madh fetar në Kosovë, andaj si i tillë ka luajtur një rol kyç në kultivimin e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. “Kosova është një shembull për të gjithë për bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare. Ne si popull, edhe pse i përkasim tri besimeve fetare, nuk kemi pasur asnjëherë asnjë konflikt ndërfetar ndërmjet vete” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e saj, znj. Fiona Bruce, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.

Gjatë këtij takimi po ashtu u diskutua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare, si dhe për kontributin e bashkësive fetare për rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit