Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rritë akcizën për gazet e naftës dhe produktet tjera gazoike në vlerë 15 cent për litër.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë që mban datën 25 shtator dhe mban nënshkrimin e kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas vendimit të Qeverisë thuhet se ky vendim hyn në fuqi më 28 shtator ku Ministra e Financave dhe Doganat e Kosovës obligohen për zbatimin e këtij vendimi.